Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Suboticë të Serbisë, kurse ishte një stuhi e fuqishme që ngriti pluhurin në ajër dhe zvogëloi dukshmërinë nëpër rrugë.
E aksidenti zinxhiror ndodhi kur të paktën shtatë vetura u përfshinë rreth orës 15:00 në Suboticë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, dëshmitarët okularë thonë se në aksident u përfshinë mbi 12 vetura. E në profilin 192 në Instagram, janë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Aty thuhet se ishte një stuhi e rërës që zvogëloi dukshmërinë, kurse akoma nuk ka informacione për persona të lënduar.
E një aksident i ngjashëm zinxhiror ndodhi javë më parë në një autostradë në Hungari, ku u përfshinë afro 50 vetura dhe si pasojë humbi jetën një person.
Edhe në atë aksident ishte dukshmëria e zvogëluar, arsyeja kryesore që çoi përplasjen e shumë mjeteve motorike. /Telegrafi/