Ajo tashmë është bërë njëra nga artistet më të pëlqyera dhe më të dashura për publikun.
Fjala është për këngëtaren Kanita Suma, e cila njëherësh është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Bukuroshja ka ndarë së fundmi disa fotografi atraktive, përmes të cilave ka vënë në pah linjat trupore.
E njëjta ka pozuar në pjesën e sipërme me sytjena të bardha, derisa ka zgjedhur një palë pantallona të shkurtra rozë.
“Përshëndetje”, ka qenë përshkrimi krahas fotografive.
Ndërkaq, ajo filloi të komplimentohej menjëherë nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Kanita aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Hala”, të cilën e solli në bashkëpunim me artisten Valza Zhegrova. /Telegrafi/