LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja kërkon hetime transparente për rrëzimin e aeroplanit ukrainas, ku pësuan 57 kanadezë

Kanadaja kërkon hetime transparente për rrëzimin e aeroplanit ukrainas, ku pësuan 57 kanadezë

Ministri i Jashtëm i Kanadës, Francois-Philippe Champagne i ka kërkuar Iranit të bëjë hetime transparente, lidhur me rrëzimin e aeroplanit ukrainas.

Sipas tij, janë 57 kanadezë që pësuan nga rrëzimi i këtij aeroplani dhe jo 63 sa ishte thënë më herët, transmeton Telegrafi.

Ndryshimi në numrin e viktimave është rezultat i “informacionit më të fundit që kemi marrë” pas ekzaminimit të dokumenteve të udhëtimit dhe ditëlindjeve, ka thënë ai.


Champagne tha se janë lëshuar dy viza nga Irani, në mënyrë që edhe ekspertët kanadezë të mund të bëhen pjesë e ekipit të hetimit, kështu që të zbulohet një konkluzion “i plotë dhe transparent” për shkakun e përplasjes.

Kryeministri Justin Trudeau tha të enjten se burime të inteligjencës në vende të ndryshme, konkluduan se rrëzimi i avionit Boeing ishte për shkak të një sulmi raketash nga Irani, me gjasë pa qëllim.

Ministri është pyetur nga një reporter, nëse ishte i shqetësuar se hapësira e përplasjes po shkatërrohet para se hetuesit e huaj, të mund të inspektojnë zonën.

“Sigurisht që jam i shqetësuar”, tha Champagne, duke lënë të kuptohet, se kjo është arsyeja që po kërkon hetime sa më të plota.

Ai tha se Kanada po bën presion për më shumë viza nga Irani, derisa pret që ata të pajtohen me kërkesën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori