Please enter at least 3 characters.

"Kam marëdhënie perfekte me Anglinë"

2016/03/ibra-1.jpg

Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se është ‘ekspert’ për ti mposhtur skuadrat angleze, sidomos pas katër golave që i realizoi Anglisë me kombëtaren e Suedisë.

Skuadra e suedezit, PSG do të takohet sonte me Chelsan në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve.

''Marëdhënia ime me Anglinë u bë perfekte pasi i realizova atyre 4 gola, para kësaj nuk kisha asnjë gjë me ata''

''Kam edhe dy muaj me PSG dhe pastaj Kampionati Europian. Nuk jam në diskutime me asnjë skuadër dhe jam shumë i qetë rreth së ardhmes'', tha Ibrahimovic.
Kujtojmë se ballafaqimin e parë e kanë fituar me rezultat 2:1 skuadra kampione e Francës. /Telegrafi/