LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë

Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë

Policia e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër një inspektoreje ndërtimore nga komuna e Kumanovës, njoftoi sot policia, e cila dyshon për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës dyshon se inspektorja gjatë mbikëqyrjes së saj ka konstatuar ndërtim pa leje, por në vend që ta dënojë personin juridik, ka konstatuar se komuna duhet ta bëjë largimin dhe e ka dëmtuar buxhetin komunal për gati gjysmë milioni denarë.

“SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.T.(60) nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Parashtruesja e ankesës, inspektore ndërtimore në komunën e Kumanovës, ka kryer kontroll në një objekt në Kumanovë dhe ka konstatuar një ndërtim pa leje, për largimin e të cilit, në vend që të dënojë personin juridik, ka konstatuar se largimi duhet të bëhet nga komuna e Kumanovës, duke dëmtuar kështu buxhetin e komunës së Kumanovës për 498.503 denarë”, njoftojnë nga SPB Kumanovë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori