LAJMI I FUNDIT:

Kalciumi dhe eshtrat e fëmijëve

Kalciumi dhe eshtrat e fëmijëve

Një studim i mëparshëm ka dëshmuar se sasitë e kalciumit të rekomanduara nga ekspertët në mënyrë të dukshme e përmirësojnë shëndetin e kockave te fëmijët.

Për fitimin e këtyre rezultateve studiuesit janë bazuar në 21 studime klinike te më shumë se 3.800 fëmijë, me ç’rast kanë përcjellë konsumimin e kalciumit me anë të ushqimit dhe ndikimin e tij në përbërjen e eshtrave.

Të dhënat statistikore kanë zbuluar se fëmijët të cilët nuk kanë marrë sasi të nevojshme të kalciumit kanë pasur eshtra më të dobët në krahasim me fëmijët të cilët kanë marrë sasinë e mjaftueshme të mineralit.

Për këtë arsye, produktet e qumështit dhe ushqimet e tjera të cilat përmbajnë kalcium janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe forcimin kockave te fëmijët dhe adoleshentët.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori