Di Maria, Modric, Higuain, Coentrao, Adan dhe Kaka janë në listën e operacionit “Pastrimi” që do të fillojë së ekzekutuari me t’u larguar Jose Mourinho. Dhe, përkundër spekulimeve, Kaka ka ripërsëritur dëshirën e tij për të mbetur në ekip.

“Prioriteti im është që të vazhdoj edhe për dy vite të tjera me Real Madridin. Unë do të kisha pasur dëshirë që të vazhdoj të luaj më shpesh sezonin tjeter. Opsioni im i parë është ky dhe nëse nuk është e mundur, unë do të kërkoj alternativa të reja”.


“Unë dua të kem së paku edhe një sezon të mirë me Real Madridin, është një sfidë personale. Unë nuk e di nëse të tjerët e kanë po të njëjtën ndjenjë, por unë jam i frustruar”.

“Unë do të pres deri në fund të sezonit që të di nëse mund të vazhdoj, nëse janë rrethanat do ta bëj këtë. Unë nuk dua të kthehem në Brazil. Dua të mbetem në Evropë dhe ndoshta më vonë mund të mendoj për një kthim në vendlindje”, ka potencuar Kaka për Marca. /Telegrafi/

telegrafi sport app