LAJMI I FUNDIT:

Kafeja zvogëlon produktivitetin e punës

Kafeja zvogëlon produktivitetin e punës

Pirja e kafesë gjatë orarit të punës nganjëherë del nga kontrolli... pirja e kafesë së bashku me cigare dhe surfim në faqet e internetit, është kërcënim për punën produktive, thonë punëdhënësit.

Disa nga punëtorët janë aq të varur nga kafeja, saqë sa herë ngriten nga tavolina e punës, drejtohen nga aparati për kafe i instaluar në vendin e punës, apo drejt bufesë më të afërt.

Edhe pse aparatet e kafesë janë shumë të shtrenjtë, punëdhënësit thonë se ia vlen të blihen sepse punëtorët shumë më rrallë largohen nga vendi i punës dhe punojnë më shumë.