Veseli ka thënë para të pranishmëve se “puna që po bëhet në degën e Besianës, do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për degën e Besianës, por edhe qytetin e Prishtinës, në Komunën e Prishtinës”.

“Derë më derë, për arsye se është mirë të bisedohet me familje, është mirë mos mi paragjyku cilës parti i takojnë, është mirë t’ju tregoni cilat janë profitet dhe cilat do t’ju shkojnë familjeve të tyre nga kjo platformë ekonomike, veçanërisht të cilën po synojmë me realizu brenda katër viteve të ardhshme. Është mirë t’ju tregoni se çka do të thotë grante dhe subvencione në fushën e bujqësisë. Janë mbi 3 mijë familje të cilat i kanë marrë për këto 2-3 vitet e fundit në komunën e juaj nga Ministria e Bujqësisë. Ato kanë mu multipliku, kanë mu shumu shumë më shumë, kanë me marrë me mijëra e mijëra familje tjera”, ka thënë ai. “Duhet të koncentroheni shumë çka do të thotë Fondi për Punësim. Fondi për punësim i cili ka të bëjë veçanërisht me ndihmën e cila do të bëhet për bizneset e vogla dhe të mesme”. /KP/Telegrafi/