Kabineti i Kurto Dudush: I arrestuari në Shuto Orizare ka qenë shofer, jo këshilltar

I punësuari në Komunën e Shuto Orizares, për të cilin Prokuroria e Shkupit propozoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve për kërkim të mitmarrjes, ndërsa SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal, nuk ishte këshilltar i kryetarit të Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, por ishte shofer, njoftojnë nga kabineti i kryetarit të komunës.
"S.M (40) u arrestua më 27 shkurt në orët e pasdites në hapësirat e komunës, ndërsa mediat transmetuan se ai ishte këshilltar i kryetarit. Në media të caktuara u plasuan informacione të rreme se edhe kryetari është në arrest dhe ka pranuar ryshfet", thonë nga kabineti i Kurto Dudushit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kabineti i Dudushit gjithashtu thekson se Komuna e Shuto Orizares dhe kryetari kanë synime për luftën kundër korrupsionit, ruajtjen e ligjeve për zbatimin e drejtësisë, mbi secilin person fizik dhe juridik./Telegrafi/












































