Eksperti i të drejtës kushtetuese, Murat Sevinc flet për referendumin që po zhvillohet në Turqi. Referendumet janë të mirëseardhura vetëm në kushte të lira dhe demokratike. Ndryshe nuk kanë kuptim, thotë ai.
DW: Sistemi presidencial në Turqi është mbështetur në të kaluarën nga shumë politikanë. Po pse ky sistem është kaq i rëndësishëm për Erdoganin dhe partinë e tij AKP?
Murat Sevinc: E djathta turke e mbështet idenë e sistemit presidencial prej 60 vjetësh. Por në të kaluarën është folur më shumë për një sistem të ngjashëm me atë në SHBA, me të cilin sistemi që kërkohet tani nuk ka kurrfarë ngjashmërie. Partitë e krahut të djathtë në Turqi kanë arritur gjithmonë në vitet 50-të, rreth 60% të votave. Vetëm në vitin 1977, Bülent Eceviti nga krahu i majtë, ka fituar më shumë se 40%. Ndaj konservatorët e dijnë shumë mirë se e kanë shumicën e sigurt për ndryshime kushtetuese.
Prej dështimit të grusht shtetit vitin e kaluar, në Turqi ekziston gjendje e jashtëzakonshme. Çfarë influence ka kjo gjendje në referendum?
Ndryshimi i Kushtetutës në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është logjik dhe është në kundërshtim me demokracinë. Komisioni i Venecias ka konstatuar të njëjtën gjë. Por partia AKP e Erdoganit nuk do ta heqë këtë gjendje, sepse ajo u mundëson që të qeverisin me dekrete. E vetmja gjë që u intereson është ndryshimi i Kushtetutës, që në kushtet e tanishme të jashtëzakonshme nuk është fare problem. Problemi qenësor është që këto ndryshime do të dëmtojnë procesin e ndarjes së pushtetit, pra do të dëmtojnë demokracinë.
Ju keni deklaruar se ka shumë kontradikta tek këto ndryshime kushtetuese. Cilat?
Në nenet e propozuara ka shumë probleme. Presidenti duhet të ketë të drejtën e aktivizimit të ushtrisë, që është në kundërshtim me të drejtat e Parlamentit në Turqi – pra mund të shpallë gjendjen e luftës. Nuk dihet se kush do të emërojë zv.presidentin dhe çfarë kualifikimesh duhet të ketë ai. Nuk dihet se kush do ta pasojë at;, nëse largohet nga posti para skadimit të afatit. Thuhet se presidenti mund të kandidojë në dy mandate, por në një nen tjetër shtohet se një person mund të rikandidojë më shumë, nëse shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme gjatë mandatit të tij, që një personi i mundëson të qëndrojë në pushtet deri në 15 vjet.
13 politikanë majtistë të HDP janë në burg, ndërkohë që po arrestohen edhe persona për të cilët mendohet se do të votonin kundër. Çfarë efektesh kanë këto arrestime për votimin në referendum?
Zgjedhësit e AKP-së nuk shqetësohen fare për arrestimet e politikanëve kurdë. Ata nuk interesohen fare për këtë çështje. Ndryshe qëndron puna me simpatizantët e Fetullah Gülenin, i cili konsiderohet fajtor për puçin e dështuar. Ata e shohin për herë të parë qartë se si viktimizohen njerëzit e tyre dhe kjo me siguri që do të influencojë edhe votimin.
Vitet e fundit është shtuar numri i referendumeve. Sa të dobishme janë referendumet për përcaktimin e vullnetit politik në një vend?
Referendumet mund të sjellin rezultate vetëm në sistemet demokratike. Është shumë me rëndësi që të angazhohen njerëzit e të gjitha niveleve të qeverisë dhe administratës në referendum. Por nuk ka kuptim që njerëzit të pyeten për çështje që nuk i kuptojnë. Opinioni duhet të informohet mirë për çështjen, mediat duhet të jenë të lira. Kjo është mundësia e vetme për një referendum të rregullt dhe të sinqertë.
Murat Sevinc, Profesor për të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Ankarasë, është larguar nga puna në shkurt së bashku me 3300 kolegë të tjerë. Ai konsiderohet edhe më tej si një prej ekspertëve më të njohur për çështjet juridike në Turqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?