Site icon Telegrafi

Juventusi rikthehet tek fitorja me triumfin përballë Udineses

Juventusi ka triumfuar 2-0 përballë Udineses në kuadër të javës së 11-të në Serie A

Zonja e Vjetër e nisi fuqishëm përballjen, duke rrezikuar nga fillimi.

Goli i parë për Bianconerët erdhi në minutën e 19-të, kur Maduka Okoye e futi topin në rrjetën e skuadrës së tij, Udineses.

Nicolo Savona e dyfishoi epërsinë për Juventusin në minutën e 37-të, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me qetësi të madhe.

Në 45 minutat e dytë, Udinese ishte më kërkuese dhe tentoi disa herë që të shënonte golin e parë.

Keinan Davis rrezikoi në minutën e 80-të, por që portieri i Juventusit ishte shumë i vëmendshëm.

Tre minuta më vonë, Lorenzo Lucca lëshoi një goditje me kokë, por që ajo përfundoi jashtë.

Juventusi rikthehet tek fitoja pas dy barazimesh, duke shkuar në kuotën e 21 pikëve, ndërsa në xhiron e 12-të takohet me Torinon. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version