Juventus ka bërë ndryshime në stafin teknik, teksa kanë shkarkuar trajnerin e deritanishëm Maurizio Sarri.
Në krye të skuadrës është ardhur legjenda e futbollit italian Andrea Pirlo, të cilit i është besuar posti i trajnerit.
Kjo ka bërë që Zonja e Vjetër të ndryshoj edhe emrat në tregun e transferimeve, pasi tani po flitet për tjerë lojtarë nga koha e Sarrit.
Corriere dello Sport ka raportuar se Juventus ka shprehur interesim për transferimin e dy futbollistëve të Romës, Alessandro Florenzi dhe Justin Kluivert.
Italiani ka një vlerë rreth 12 milionë euro, teksa sulmuesin holandez Roma e vlerëson 25 milionë.
Juve është gati që për këta dy futbollistë t’i ofrojë Romës dy mbrojtësit Daniele Rugani dhe De Sciglio.
Në anën tjetër Roma është duke tentuar transferimin e Federico Bernardeschit nga Juventus.
Gjithnjë sipas medieve italiane, Giallorosët duan Bernardeschin dhe mbrojtësin Romero, ndërsa përveç Kluivert dhe Florenzit janë të gatshëm që për këta dy futbollistë ta përfshijnë edhe mesfushorin Bryan Cristante. /Telegrafi/