Nuk është sekret që krahas punës së saj krijuese, Julia Fox u bë e famshme në fillim të këtij viti pas një romance të stuhishme me Kanye West.
Edhe pse, duke thënë këtë, ne duhet t’i japim meritat aty ku duhet, sepse ajo ishte në të vërtetë muza e Josh Safdie kur ai shkroi “Uncut Gems”.
Ndërsa ishte në lidhje me Ye, aktorja debutoi një grim interesant sysh, i cili shpejt u shndërrua në pamje karakterizuese të saj.
Dhe kjo ishte, sigurisht, dukja e saj e zezë dramatike e trashë. Ajo madje zbuloi në në Instagram gjatë Javës së Modës në Paris se Kanye ishte “artisti i saj i grimit i preferuar”.
Që atëherë, Julia është parë duke shfaqur pamjen në ngjarje të shumta të modës dhe vetëm muajin e kaluar, ajo madje dha një ‘tutorial’ në Instagram mbi mënyrën se si e arrin pamjen.
Sidoqoftë, pikërisht kur pamja ishte gati të dilte për verën e 2022, Julia provoi diçka të re.
Dhe tha se risia nuk është gjë tjetër veçse specialiteti i Kendall Jenner, vetullat e zbardhura.
Ajo ka kaluar nga një ekstrem në tjetrin dhe është shumë larg (e kundërta polare, në fakt) nga pamja e errët e syve, duke e bërë atë pak a shumë të panjohur.
A mund të jenë vetullat e zbardhura specialiteti i fundit e Julia-s? Vetëm koha do ta tregojë! /Telegrafi/