Juanfran: Mund ta mposhtim Chelsean në Stamford Bridge

Djelmoshat e trajnerit Diego Simeone nxorën vetëm një barazim pa gola në takimin e mbrëmshëm, por Juanfran mendon se kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të nxjerrin rezultat në Stamford Bridge.
“Ne nuk jemi të kënaqur, ne deshëm të nxjerrim fitore. Ata luajtën ndeshje defensive pasi ata mendojnë se mund të fitojnë në Stamford Bridge. Por edhe ne mendojmë se mund të fitojmë”.
“E dija se sonte (mbrëmë) nuk do të jetë e lehtë. Sonte do të thotë se do të jetë një ndeshje e madhe në Stamford Bridge”, ka deklaruar Juanfran. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































