Stevan Jovetic po kalon ditët e fundit në Serie A te Interi.
Sulmuesi malazez ka zhvilluar një fazë përgatitore të mirë me klubin zi kaltër por duket se kjo nuk e ka ndihmuar atë.
Trajneri Luciano Spalletti nuk i ka bërë vend në formacionin bazë kështu që Jovetic ka paralajmëruar largimin.
E ardhmja e reprezentuesit malazez duket se do të jetë në Superligën turke.
Gjiganti turk Galatasaray ka bërë një ofertë për transferimin e tij në Stamboll.
15 milionë euro është shuma që Galatasaray ka ofruar për Joveticin.
Ish-anëtari i i Manchester Cityt dhe Fiorentinës ka kontratë me Interin edhe dy vite. /Telegrafi/