Ndryshe, sipas mjekëve serbë, gjendja shëndetësore e Jovanka Brozit, bashkëshortes së presidentit të Jugosllavisë komuniste, Josip Broz Tito, ka filluar të përmirësohet.

“Ekipet mjekësore të qendrës së emergjencës po vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha masat që gjendja e saj të shkojë drejt përmirësimit dhe stabilizimit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo qendër. “Nëse do të ketë ndryshim të gjendjes së saj shëndetësore, qendra emergjente do të publikojë komunikatë të re”. /Telegrafi/


Vdiq Jovanka e Titos?

Në mbrëmjen e djeshme, në qendrën klinike të Serbisë ka vdekur Jovanka Broz, bashkëshortja e Josip Broz Titos, liderit të përjetshëm të ish Jugosllavisë, shkruan portali boshnjak, Mojportal.

Sipas informacioneve ende të paverifikuara nga mediat serbe, ajo ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, si pasojë e karcinomës.

Të premten Jovanka është hospitalizuar në gjendje të rënd e pothuaj pa vetëdije, në repartin e reanimacionit të qendrës urgjente në Beograd.

Në trup dhe gjoks ka pasur plagë të mëdha që një kohë të gjatë nuk janë shëruar dhe si pasojë organizmin ka filluar ta përfshijë sepsa. /Telegrafi/