Joss Stone dhe partneri i saj, muzikanti amerikan Cody DaLuz, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një vajzë të quajtur Violet Melissa.

Këngëtarja, 33 vjeçare, konfirmoi se lindi të premten ndërsa ajo dhe i dashuri u shfaqën ‘live’ së bashku të dielën në mbrëmje në Facebook.


Prindërit e rinj Joss dhe Cody deklaruan se 'ajo është gjëja më e bukur në botë', teksa vunë në pah djalin e porsalindur për një edicion surprizë të serisë së tyre “Cooking With Joss”.

38745074 9121481 Congratulations Joss Stone and her American beau Cody DaLuz conf a 2 1612199291330 Foto: Facebook

Krijuesja e hitit “You Had Me” befasoi fansat kur shfaqi në ekran foshnjën duke bërë shaka: “Unë kisha një simite të vogël që e bëra për rreth nëntë muaj dhe është gatuar! Është shumë e ëmbël”.

Joss theksoi se nuk e dinte gjininë e foshnjës deri pas lindjes.

“Ne nuk e dinim nëse ishte vajzë deri në atë moment. Unë doja një vajzë, por nuk dëshiroja t’i tregoja askujt edhe pse nuk kam asgjë kundër djemve”, shtoi ajo.

38746304 9121481  She s the prettiest girl in the world The singer 33 confirmed s a 2 1612200856506 Foto: Facebook

Artistja angleze njoftoi për shtatzëninë në muajin tetor dhe në janar zbuloi shqetësimet rreth lindjes.

Stone dhe DaLuz ndërkohë janë së bashku prej shumë vitesh. /Telegrafi/

38746702 9121481 image a 14 1612201738640 Foto: Facebook