Jordan dhuroi shtatë milionë euro për ndërtimin e një qendre klinike në Charlotte

Ai konsiderohet si një ndër basketbollistët më të mëdhenj në botë.
Pronari Charlotte Hornets, legjendar Michael Jordan, do të dhurojë shtatë milionë dollarë për të ndihmuar komunitetet e rrezikuara në Charlotte.
Ky do të jetë donacioni më i madh i ish-basketbollistit amerikan dhe me këto para do të ndërtohet në klinik shëndetësore deri në vitin 2020.

Zëdhënësi i Jordanit, Esti Portnoy tha se Michael ndihet shumë i kënaqur sepse mund të ndihmojë komunitetin dhe njerëzit që e meritojnë atë në Charlotte.
Këtë hap e ka marr ish-kampioni i NBA-së pasi ka lexuar një sondazh që arriti në përfundimin se fëmijët e varfër në Charlotte kanë më së paku mundësi që të shërohen pa pare se në shtetet tjera amerikane.
Ish-lojtari 55-vjeçar në karrierë ka fituar gjashtë herë titullin e kampionit të ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Ndryshe, Jordan kujtojmë ka luajtur vetëm për dy klube të basketbollit - Chicago Bulls dhe Washington Wizards. /Telegrafi/






















































