Ndërkohë që Johnny Depp ende merret me betejën ligjore me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard, aktori 59-vjeçar arriti të shiste mbi 3.5 milionë dollarë (mbi tre milionë euro) nga veprat e tij artistike brenda pak orësh.
Aktori i njohur që i dha jetë ‘Jack Sparrow’ njoftoi në Instagram se po shiste disa nga pikturat që kishte realizuar, përmes Castle Fine Art në Londër.
Cilat ishin pikturat në koleksionin debutues të Johnny Depp?
Ky ishte koleksioni debutues i Johnny Depp, pasi u ofruan në 37 galeritë e Castle Fine Art.
Depp e quajti atë “Friends and Heroes”, pasi përshkruante njerëzit që e frymëzuan atë si: Al Pacino, Keith Richards, Elizabeth Taylor dhe Bob Dylan.
Është raportuar se një portofol i plotë me katër imazhe u shit për mbi 18 mijë dollarë (17 milionë euro), ndërsa imazhet individuale shkuan për rreth pesë mijë dollarë (afro katër mijë euro).
“Gjithmonë e kam përdorur artin për të shprehur ndjenjat e mia”, tha Depp.
“Pikturat e mia rrethojnë jetën time, por unë i mbajta ato për vete dhe e kufizova veten. Askush nuk duhet të kufizojë veten”.
Si përshkruhet arti i Johnny Depp?
Castle Fine Art i përshkroi pikturat e aktorit si të vendosura në kryqëzimin e artit pop dhe artit të rrugës, duke pretenduar se është art me një ndjenjë.
Galeria kishte pritur prej kohësh që Depp më në fund të pranonte të organizonte një ekspozitë dhe shitje të artit të tij dhe janë në bisedime me të për të pritur më shumë nga veprat e tij në të ardhmen. /Telegrafi/