John Kerry, në lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare
“Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i cili pritet që nesër të mbërrijë në Tiranë ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare. Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004, ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me mbretëreshën e Shqipërisë, Geraldina Apony. Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virginia Stewart ishte amerikane. Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën. Vëllai i nënës së Geraldina Apony ishte konsull i SHBA-ve në Holandë. Ndërsa, njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familjeje me presidentin e 37-të Richard Nixon. Ndërkohë, familja Stewart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit John Kerry. Gjatë fushatës së vitit 2004, Kerry e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhje. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004, gazetat në SHBA dhe në Shqipëri e kanë përmendur këtë fakt disa herë”, shprehet Qafoku.




















































