The Sun shkruan se anglezi është në dyshime rreth të ardhmes së tij nën urdhrat e trajnerit Kenny Dalglish, pavarësisht se luajti në çdo ndeshje në para-sezon.

Dhe ekipi i pasur, PSG, tash i mbështetur nga Qatar Investment Authority, beson se ata mund ta nxjerrin atë nga Anfield si transferim të lirë, për t’i paguar 90 mijë funte në javë.


Cole, 29-vjeçar, u ka thënë miqve se është i gatshëm të pranojë një largim nga Anglia nëse nuk vjen ndonjë ofertë nga ndonjë top-klub i Ligës Premier.

Spurs po ashtu janë të interesuar në lojtarin, por Harry Redkanp duket të largojë disa lojtarë para se të blejë lojtarë të rinj. /Telegrafi/

telegrafi sport app