Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë edhe një gabim gjatë një adresimi të tij para gazetarëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan u tha gazetarëve sot se Vladimir Putin po e humbiste luftën në Irak.


Dhe sigurisht, ai ka dashur të thoshte në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse presidenti rus ishte dobësuar nga ngjarjet e fundit, Biden tha: "Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak". /Telegrafi/