Site icon Telegrafi

Joaquin Caparros vuan nga leukemia, sezoni i dytë rresht që një trajner i Sevillas diagnostikohet me kancer

Joaquin Caparros (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Sevillas, Joaquin Caparros, ka njoftuar se vuan nga leukemia kronike, mirëpo do të vazhdojë ta kryejë punën e tij.

63-vjeçari e ka bërë këtë deklaratë pas fitores ndaj Real Valladolidit që ua shtoi gjasat andaluzianëve për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Joaquin Caparros (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“E kam zbuluar herët dhe mund ta bëj një jetë normale. Nuk po marr terapi. Dua ta shijoj punën time… Nuk do të flas më për këtë temë. Por, dua që të gjithë të jenë të qetë”, ka thënë Caparros.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sevilla

Leukemia kronike është një formë e kancerit që zhvillohet ngadalë dhe jo gjithmonë ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

Ky është sezoni i dytë radhazi që një trajner i Sevillas diagnostikohet me kancer. Në nëntor të vitit 2017, Eduardo Berizzo u diagnostikua me kancer të prostatës dhe u shkarkua vetëm një muaj më pas kur ishte kthyer pas ndërhyrjes kirurgjike. Ai tash është trajner i Paraguait. /Telegrafi/

Exit mobile version