Zyrtari i BE-së, javën e kaluar ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për politikë dhe siguri të Bashkimit Evropian, gjatë të cilit, përfaqësuesi evropian në treshes ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit, Wolfgang Ischinger, ka paraqitur raportin dhe është përgjigjur në shumë pyetje rreth bisedimeve në mes të pales serbe dhe asaj shqiptare.

Ischinger ka parashtruar propozimin që treshja e GK-së, t’i “intensifikojë përpjekjet e saj” dhe që takimet e Beogradit dhe Prishtinës, të jenë më të shpeshta dhe më të gjata, si dhe që në bazë të elementeve të përbashkëta të diskutimit të deritashëm, në fund të procesit të organizohet një takim 2-3 ditor, mirëpo nuk ka folur për konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ka thënë ky burim.

Sidoqoftë, shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, ia ka bërë me dije Ischingerit qëndrimin e ngurtë të Moskës për Kosovën.

Lavrov ka deklaruar rëndësinë e respektimit të përpiktë të parimeve të ndërmjetësimit të ekuilibruar brenda treshes dhe qëndrimit besnik Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Është konfirmuar qëllimi i Rusisë që edhe më tutje të marrë pjesë aktivisht në procesin negociator brenda këtyre kornizave dhe të kërkojë arritjen e kompromisit ndërmjet palëve, që mund të jetë një bazë e mirë për zgjidhjen e statusit të Kosovës”, ka thënë Lavrov pas takimit me përfaqësuesin evropian në treshen ndërmjetësuese, Wolfgang Ischinger.