Jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput nga jeta në Angli. Këtë e ka pranuar edhe vetë Nozy, i cili në një intervistë dhënë mediave shqiptare ka zbuluar edhe se jeta e tij shumë shpejt do të shfaqet si film.

“E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi. Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane pasi ka ndjekur klipet e mia në youtube është intriguar, dhe këto muaj erdhi në Shqipëri dhe realizoi një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij. Ka dalë një film shumë interesant dhe që shumë shpejt do të transmetohet në kanalet televizive evropiane”.


Reperi ka një vajzë 5 vjeçare, e cila quhet Leandra, nga bashkëjetesa me një femër gjatë kohës sa ka qëndruar në Angli. /BW/Telegrafi/