Jeta e motrave të varura nga heroina (Video)

Pamje vërtetë shqetësuese janë shfaqur në emisionin ‘Dr Phil’ ku shihen vajzat duke u sfiduar me varësinë e tyre.
Të pranishëm në studio kanë qenë edhe prindërit Linda dhe Rich, të cilët në qetësi kanë parë vajzat duke u ballafaquar me shprehinë e tyre të keqe.
Valeen, që është 27 vjeç, ishte një vajzë shumë e popullarizuar në shkollë. Motra saj dy vjet më e re, Amanda, ishte shpallur si më e bukura në shkollën e mjekësisë, kurse më e vogla e familjes Tiffany, që është 22 vjeçe, ka qenë kampione në gara të atletikës.
Për fat të keq, kjo treshe e mrekullueshme ka rënë në grackën e heroinës dhe që atëherë jeta e tyre ka ndryshuar tragjikisht, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që të sigurojë “mallin”, Valeen merret me prostitucion, e për këtë shkak ajo ka humbur edhe kujdestarinë mbi vajzën e saj.
“Në fillimin e merrja si pluhur, por më vonë fillova me shiringa”, shpjegon për shprehinë e saj Amanda, e cila kur nuk ka heroinë gërryen qeset për të mbledhur pluhurin e mbetur.
Në pamundësi që të injektojë substancën përmes venave të duarve, Tiffany - e deformuar nga droga - vë gjilpërën në venën e këmbës, që më vonë shihet duke i pikuar gjak.
Ky emision televiziv ka përfunduar me lajm të mirë, pasi vajzave u është ofruar rehabilitim falas, kurse jeta e tyre do të mbikëqyret nga psikologët. /Telegrafi/
















































