Krijuesja e hitit “Price Tag” ka përjetuar dy vite të furishme pas lansimit të albumit debutues në vitin 2011, ndërsa fama që ka marrë ajo gjatë kësaj kohe ka qenë e jashtëzakonshme.

Por, ajo thotë se rruarja e kokës për bamirësi ka qenë moment kulminant për të dhe famën e saj.


“Sigurisht rrurja e kokës ka qenë një moment i madh. Unë kam dashur ta bëj këtë që një kohë të gjatë, por kam pritur që të jem sa më shumë e famshme që kur t’i shes flokët të grumbulloj më shumë të holla për njerëzit në nevojë”, u shpreh Jessie. /Telegrafi/