LAJMI I FUNDIT:

Jerusalemi kryeqytet i Izraelit? Erdogan thotë se kjo është “vija e kuqe” për myslimanët!

Jerusalemi kryeqytet i Izraelit? Erdogan thotë se kjo është “vija e kuqe” për myslimanët!

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Turqia do të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me shtetin hebre dhe kërcënon se kjo lëvizje do të ishte kalimi i vijës së kuqe për myslimanët.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga presidenti turk, Recep Taip Erdogan pas raportimeve se Uashingtoni mund të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Zoti Trump, Jerusalemi është vija e kuqe për myslimanët. Kjo do të pasonte në shkëputjen e marrëdhënieve tona me Izraelin”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur para Parlamentit turk në Ankara këtë të martë.


Të hënën, Donald Trump duhet të firmoste urdhrin për ruajtjen e Ambasadës së SHBA në Tel Aviv ose zhvendosjen e saj në Jerusalem, por asnjëra nga këto nuk ndodhi, përcjell tch.

Zhvendosja e ambasadës në Jerusalem është një premtim që Donald Trump ja bëri publikisht Benjamin Netanjahut në takimin e parë të tyre në Uashington pas zgjedhjes së manjatit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Për Izraelin, Jerusalemi është kryeqyteti i tij, por ndërkombëtarisht kjo nuk njihet dhe selitë e ambasadave dhe përfaqësive diplomatike ndodhen në Tel Avivi, që konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si kryeqyteti i vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori