Pas shumë zvarritjesh dhe shtyrjesh, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se të hënën, do të mbahet ceremonia solemne e dhënies së targave të reja të Republikës së Kosovës

“Më 6 dhjetor të këtij viti në orën 11:00, bëhet ceremonia solemne e dhënies së targave të reja të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj ministrie.


Sipas njoftimit, në ceremoninë e dhënies së targave të reja, do të marrë pjesë edhe ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

“Ceremonia e dhënies së targave do të bëhet në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë , që gjendet në hapësirat mbrapa Pallatit të Shtypit në Prishtinë”, thuhet në këtë njoftim.

Pas disa dështimeve radhazi të tenderëve, më në fund, veturat e Kosovës nuk do të mbajnë më targat e vjetra “KS”. /Telegrafi/