Jep dorëheqje pas vetëm 17 ditësh shefi i teknologjisë në Komitetin e Gjyqtarëve të La Ligës

Chema Alonso, i cili u bë një emërim i diskutueshëm në Komitetin e Gjyqtarëve (CTA), u largua nga pozicioni i tij në organin e arbitrave të Spanjës, vetëm 17 ditë para se të fillojnë garat vendase spanjolle.
Alonso ishte caktuar si Shefi i Teknologjisë në CTA nga presidenti i ri i këtij institucioni, Francisco Soto. Detyra e tij ishte të ndihmonte në përdorimin e inteligjencës artificiale për vlerësimin e gjyqtarëve gjatë ndeshjeve, duke pasur një rol këshillues dhe teknik.
Megjithatë, emërimi i tij u kritikua shumë për shkak të komenteve të kaluara që kishte bërë në rrjetet sociale. Alonso është një mbështetës i flaktë i Real Madridit dhe kishte bërë deklarata negative për Barcelonën, gjë që shkaktoi pakënaqësi ne kryeqytetin katalunas.
Për tu sqaruar, Alonso shkroi një letër publike në lidhje me këtë çështje. Ai shpjegoi se nuk do të kishte të bënte fare me VAR-in dhe se roli i tij ishte thjesht këshillues dhe nuk do të kishte të bënte fare me mënyrën se si ishin projektuar mjetet e inteligjencës artificiale.
Ai deklaroi se edhe vajza e tij është tifoze e Atletico Madridit dhe si rezultat, ai ka një afinitet për rivalët e Real Madridit.
Siç është raportuar nga Cadena Cope, ndryshimi i drejtimit të Alonsos nuk është për shkak të polemikave që rrethojnë emërimin e tij.
Ish-shefi i Telefonica-s kohëve të fundit ka marrë një rol të ri në kompaninë amerikane Cloudflare, ku do të bëhet zëvendëspresident dhe Drejtor i Zhvillimit Ndërkombëtar, gjë që është e papajtueshme me rolin e tij të ri në CTA. /Telegrafi/

















































