Reperi, albumi i të cilit “Blueprint 3” kryeson në top listat në Amerikë, duke i dhënë numër rekord albumesh numër një, më shumë se çdo solo artist tjetër, mbushi 40 vjet këtë muaj dhe thotë se kjo është ‘fantastike’.

“Ndjehem fantastik për moshën 40-vjeçare, jam në një vend të shkëlqyeshëm, kam një album fantastik, numri im i 11-të në pozitën e parë që mposhti Elvis-in, andaj ndjehem si mbret i popit”, ka thënë këngëtari./Telegrafi/