Së fundmi është krijuar një hartë interaktive, e cila paraqet të gjitha vendet që kanë vizituar jashtëtokësorët që nga viti 1933 e deri në ditët e sotme. E në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova. Bëhet fjalë për Prishtinën.
Kërkimet për një specie tjetër inteligjente që me shpejtësi po i shmanget vizitave të Tokës ka shtyrë shumë prej nesh t’ia ngulin sytë qiellit, në mënyrë që të vëmë re të paktën ndonjë gjurmë të aktiviteteve të tyre tek ne, kur themi tek ne, nuk mendojmë për njerëzit në përgjithësi, por edhe tek ne në Kosovë.
Paraqitja e objekteve të paidentifikuar fluturuese (UFO) gjatë shekullit të kaluar mbi qiellin tonë kanë qenë të shpeshta, sikurse edhe vetë rrëfimet e njerëzve lidhur me këtë çështje.
Në muajin shkurt në internet ka rrjedhur një video ku shihet një UFO duke lëvizur me shpejtësi mbi qiellin e Californias të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.
Paraqitja e UFO-s mbi California
Shfaqja e një UFO-ja tërheq vëmendjen e popullatës si asgjë tjetër dhe përgjithësisht na dërgon në teoritë e çmendura konspirative, si ato të Larry Holcombe, i cili është autor i më shumë se 50 viteve të studimit të UFO-ve. Madje, Holcombe ka aluduar se jashtëtokësorët kishin vrarë presidentin amerikan, John F. Kennedy.
Së fundmi është krijuar një hartë interaktive cila shfaq të gjitha vendet që kanë vizituar jashtëtokësorët që nga viti 1933 e deri në ditët e sotme.
E në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova dhe bëhet fjalë për qytetin e Prishtinës. Por për fat të keq nuk ka të dhëna të detajuara në lidhje me përvojat e njerëzve, të cilët ishin dëshmitarë që kanë parë jashtëtokësorët në kryeqytetin kosovar.
Harta interaktive është krijuar nga Christian Pearson, i cili punon në Bazën e të Dhënave të Qendrës Kombëtare për Raportim të UFO-ve.
Ky "pushtim i jashtëtokësorëve" gjithashtu përkon me një rritje të aktiviteteve të shërbimit inteligjent amerikan të CIA-s, të tilla, si testimin e aeroplanëve që fluturojnë në lartësi të paspecifikuara, në mënyrë që të takohen me jashtëtokësorët, të cilët, supozohet se herët apo vonë do të aterrojnë në tokën tonë.
Sipas krijuesit të kësaj dosje, UFO-t nuk shfaqen vetëm në zonat e largëta rurale dhe se kjo është veçse një mit, përkatësisht kjo hartë tregon qartë se një përqindje e madhe e UFO-ve kanë vizituar zonat urbane. /Telegrafi/
Për ta parë hartën interaktive, se në cilat vende kanë qenë jashtëtokësorët, klikoni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Nesër vazhdimi i seancës, LVV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres