LAJMI I FUNDIT:

Japonia merr drejtimin e G8-ës

Japonia merr drejtimin e G8-ës

Japonia, e cila me fillimin e vitit të ri mori nga Gjermania drejtimin e tetë vendeve më të industrializuara, do të thërrasë një konferencë të ministrave të mjedisit në përgatitje të samitit të korrikut.

Qeveria japoneze nën drejtimin e kryeministrit, Jasuo Fukuda, do të drejtojë përpjekjet ndërkombëtare për një marrëveshje, që të zëvendësojë atë të Kyotos. Kjo marrëveshje, e para ndërkombëtare për klimën, përfundon në vitin 2012.

Mësohet se Tokio do t´u bëjë partnerëve të G8 një propozim për reduktimin e gazrave të efektit serë, ku krahas vendeve të industrializuara do të përfshihen edhe Kina dhe India.

Për të gjitha grupet do të përcaktohen konkretisht reduktimet. Kështu Tokio nuk mund të kritikohet më se nuk mbështet reduktimin e emisioneve sipas specifikës së vendeve.


Propozimi është edhe një përpjekje për të influencuar edhe Kinën, Indinë dhe SHBA. Të tria vendet së bashku pritet të shkaktojnë deri në vitin 2015 më shumë se gjysmën e ndotjes së ambientit me CO2.

Siç njoftoi gazeta japoneze "Mainichi", qeveria japoneze do të vërë në dispozicion për 5 vjet 10 miliardë dollarë amerikanë për një fond, përmes të cilit do të ndihmohen përmes kredive me përqindje të ulëta vendet në zhvillim në luftën për mbrojtjen e klimës.

Tema të tjera të rëndësishme të presidencës japoneze të G8 janë ndihma për Afrikën, mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë si dhe çështje globale ekonomike. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori