Koha mund të fluturojë, por marrëdhënia e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez i ka rezistuar kohës pasi janë bashkë që tetë vjet.
Zogjtë e dashuruar janë së bashku që nga ajo kohë, duke e bërë të qartë se ata të dy e njohin njëri-tjetrin më mirë se kushdo tjetër.
Superylli portugez postoi së fundmi një tjetër video argëtuese në YouTube për 18 milionë abonentët e tij, ku shfaqet ai dhe Georgina Rodriguez duke marrë pjesë në një kuiz “Mr. & Mrs”.
Objektivi i lojës ishte të shihte se cili prej tyre dinte më shumë për njëri-tjetrin dhe marrëdhënien e tyre.
Partnerët iu përgjigjën pyetjeve duke shkruar fshehurazi përgjigjet e tyre në një dërrasë të bardhë, me qëllim që të përputheshin me përgjigjet e tyre.
Në listën e disa pyetjeve intriguese, ka qenë ajo se si ka qenë takimi i tyre i parë.
Kur ata të dy zbuluan përgjigjet para kamerës, rezultatet ishin, si ta themi, të ngjashme por të ndryshme.
Georgina kishte shkruar “Verano 2016” me zemër, që përkthehet në “Verë 2016”, ndërsa fituesi i ‘Topit të Artë’ kishte shkruar “5 qershor”, edhe pse Ronaldo nuk mund të mos qeshte, ai shpjegoi: “Jo, Ishte qershor kur u takuam”.
Megjithatë, Georgina nuk u bind nga pretendimi i të dashurit të saj dhe thjesht u përgjigj: “Jo”.
Pavarësisht se humbi një pikë ndaj modeles 29-vjeçare, Ronaldo brohoriti dhe bërtiti: “Unë fitova”.
Menjëherë pas kësaj, ai qeshi dhe shtoi: “Çfarë fatkeqësie, a?”.
Duket sikur Ronaldo ka ngatërruar ditën kur u takuan me njëri-tjetrin. /Telegrafi/