LAJMI I FUNDIT:

“Jam përtej partive politike”, Rama: Jam në kontakt me Abdixhikun, por vendimet i marrë unë

“Jam përtej partive politike”, Rama: Jam në kontakt me Abdixhikun, por vendimet i marrë unë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se është i fokusuar në rezultate dhe se shkarkimet në komunë nuk kanë të bëjnë me aspekte politike.

‘’Jam i fokusuar në rezultate, por nëse çështja me mbeturinat kishte me qenë okej, nuk kishte me pas shkarkim. Nëse digjitalizimi kishte me qenë okej, nuk kishte me pas shkarkim. Këtë e shoh proces menaxherial jo politik. Jam përtej parive politike për të mirën e kryeqytetit’’, tha Rama, për RTV 21

Ai tutje shtoi se vazhdimisht është në kontakt me kreun e partisë që e ka kandiduar për kryetar të Komunës.


“’Ne jemi ne kontakt me Lumir Abdixhikun si gjithmonë, por vendimet i marrë unë. Unë jam kryetari i Prishtinës. Unë vendosi”, tha ai.

Përparim Rama flet për ta ardhmen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë
Lexo po ashtu Përparim Rama flet për ta ardhmen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë

Rama tha se fokusi ti tij është Prishtina. Madje,  shtoi se nuk ka ardhur për të bërë politikë.

”Fokusi im është Prishtina. Fokusi im kryeqyteti. Refuzoj të  merrem me politikë. Dua rezultat. Nuk më duhet një koalicion nëse nuk e kemi ekipin, i cili  është transformues. Nuk kam ardh të bëj politikë. Kam ardh këtu ta drejtojë kryeqytetin”, tha Rama.

Ai ndër të tjera shtoi se partneri i tij në koalicion PDK-ja nuk ka marrë pjesë në tri seanca të Kuvendit.

“PDK që tri seanca paraprake mungon në asamble dhe arsyetohet se në pikat e rendit të ditës po i dërgojmë të gjitha në të njëjtën kohë dhe nuk po i japim prioritet partnerit’’, tha Rama.

Por, Rama këtë nuk po e sheh si të arsyeshme për të mos marrë pjesë në seanca.

‘’Nuk e kuptoj arsyen pse. Dhe nuk mendoj që kjo është e arsyeshme për mos prezencën në seanca. Kam tentuar të jam afërt me të gjithë sepse të gjithë i trajtojë si prishtinali. Në koalicion i kam trajtuar njëjtë drejtorët e PDK-së, i kam diskriminuar pozitivisht’’, tha Rama.

Ndryshe, shkarkimet e fundit dhe emërimet e reja në Komunën e Prishtinës nga Përparim Rama, kanë nxitur debat në publik, duke i cilësuar këto veprime si hakmarrje ndaj partnerit të koalicionit, PDK-së.

Kryetari Rama mori vendim ta shkarkonte drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun dhe nënkryetaren e Komunës, Donjeta Sahatçiu, që ishin nga radhët e PDK-së.  Në vend të Sahatçiut, ka emëruar për nënkryetare të Komunës, zyrtaren e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori