Jackobson: Bashkimi bëhet në BE

Në një intervistë për RTK, Jackobson i ka komentuar edhe zërat rreth shkëmbimit të territoreve dhe bashkimit kombëtarë. Ajo porositi të gjithë akterët që të punojnë sa më shumë për integrim në Bashkimin Evropian dhe se brenda kësaj organizate do të ndodhë edhe bashkimi i shteteve.
Jackobson tha se SHBA-ja mbështet Kosovën dhe shtetet e tjera me kufij aktualë dhe janë kundër çdo ndryshimi tjetër të kufijve në Ballkan.
Ambasadorja amerikane ka folur edhe rreth procesit të privatizimit në Kosovë, veçanërisht atij të PTK-së, duke thënë se qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë me këtë proces dhe se me privatizim të ndërmarrjeve publike sigurohet një e ardhme më e mirë ekonomike për qytetarët dhe vetë Kosovën.
Jackobson ka thënë se ka ardhur koha të përfundojë reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore dhe pas këtij procesi të zhvillohen zgjedhjet e rregullta dhe demokratike në vend.
Ajo ka uruar të gjithë qytetarët në prag të 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke e riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për forcimin e shtetit të Kosovës, posaçërisht në fushën e njohjeve nga shtetet të cilat ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/









































