LAJMI I FUNDIT:

Ja si duket “Abetarja njerëzore”

Ja si duket “Abetarja njerëzore”

Grupi i vallëzimit “The Pilobolus Dance Theatre Group” krijoi “Abetaren njerëzore”, respektivisht valltarët me trupat e tyre krijuan pozat me anë të të cilave krijuan 26 shkronjat e alfabetit anglez. Tërë këto i ka regjistruar fotografi John Kane, përndryshe pjesëtar i grupit të vallëzimit.

“Më së vështiri ishte t’i krijonim shkronjat ‘C’ dhe ‘R’. Nuk mund ta sqaroj se si kemi arritur ta bëjmë këtë, por mund të garantoj se s’kemi përdorur Photoshop”, tha John, i cili në 12 vitet e fundit organizon performanca të tilla gati në të gjitha ngjarjet e rëndësishme në Amerikë, siç është ndarja e shpërblimeve Oskar ose ndarja e shpërblimeve muzikore Grammy. /Telegrafi/