Ndoshta nuk e dini por Maji është muaji i masturbimit. Këtij riti njerëzor të vetëkënaqësisë, gazeta Huffington Post i ka kushtuar një shkrim special ku është përqendruar veçanërisht tek femrat.

“Historikisht, masturbimi ka pasur një etiketim të keq, por një festë teke, mbetet ende një festë.
Dhe kjo është një festë ku ju do të ndiheni me të vërtetë më mirë pasi të “keni marrë pjesë në të”. Por veç kënaqësisë, masturbimi ka edhe disa efekte shëndetësore të mrekullueshme.


Hulumtimet tregojnë se shumica e grave mbi moshën 18 vjeç kanë masturbuar të paktën një herë, por vetëm pak gra e bëjnë këtë në mënyrë rutinore.

Sipas Universitetit Kombëtar të Indianës për Shëndetin Seksual dhe Sjelljen, vetëm 7.9 për qind e grave mes moshave 25 dhe 29 masturbohem dy-tri herë në javë, krahasuar me 23.4 për qind të burrave.

Masturbimi është një përvojë normale, e kënaqshme dhe e shëndetshme.

Por për femrat ky rit mbetet ende një tabu.

Dr. Lauren Streicher, Profesore e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Universitetin Northwestern dhe autor i Sex Rx: Hormones Health And Your Best Sex Ever, ka folur për Huffington Post mbi të mirat e masturbimit.

Ajo tha se masturbim përmirëson shëndetin tuaj duke ju ndihmuar të flini, largon stresin dhe thjesht ju jeni edhe më rehat me trupin tuaj. Ajo gjithashtu vuri në dukje se vetëkënaqësia është një mënyrë perfekte për t’iu çlodhur si emocionalisht edhe fizikisht.

Në vend që të bëni një masazh të shtrenjtë, ju thjesht mund të qëndroni në shtëpi dhe t’i jepni vetes një kënaqësi të tillë; duke u masturbuar. Profesoresha ka dhënë edhe 13 arsye se përse çdo grua duhet të masturbohem në rregullisht:

1. Ju bën të lumtur.

2. Ju bën të ndiheni më rehat me trupin tuaj.

3. Përmirëson jetën tuaj seksuale.

4. Ju ndihmon me gjumin

5. Mënyrë perfekte për të çliruar tensionin seksual

6. Masturbating mund të lehtësojë dhimbjet e trupit dhe dhimbjet menstruale.

7. Lehtëson stresin

8. Ndihmon që trupi juaj të jetë seksual…edhe kur nuk bëni seks

9. Ka plot vibrator për çdo grua

10. Nëse jeni në një lidhje, kjo ndihmon për t’i miskuar gjërat dhe ju bën të dëshironi më shumë seks

11. Orgazma të shumëfishta

12. Nuk ka asnjë efekt negativ

13. Ndjesia është thjesht e “mrekullueshme”

Përktheu nga Huffington Post: Tema