Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian janë takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku ka ka marrë mbështetjeje ndërsa vendi po lufton kundër forcave të Vladimir Putinit dhe përpiqet t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s.
BE-ja do të prezantojë paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë më 24 shkurt për të shënuar përvjetorin e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi në Kiev.
Sanksionet do të synojnë teknologjinë e përdorur nga makineria luftarake ruse, ndër të tjera, tha ajo, raporton skynews.
Masat do të synojnë komponentët e përdorur në prodhimin e dronëve, shtoi gjermania, duke përmendur Iranin si furnizuesin kryesor të Rusisë.
Masat e sakta në paketën e ardhshme të sanksioneve të BE-së duhet të bien dakord nga 27 vendet anëtare të bllokut – një proces që mund të zgjasë me javë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/