Ministrja e Jashtme e BE-së, Federica Mogherini dhe komisionari për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Kristos Stillianides shprehën solidaritetin e tyre dhe ofruan mbështetje për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet në mëngjes.
“Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë herët në mëngjes dhe shkaktoi humbjen e jetës dhe të plagosurve të shumtë, ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella njerëzve dhe autoriteteve të Shqipërisë”, thanë Mogherini dhe Stilianides në një deklaratë me shkrim.
Ata shtuan se BE është në kontakt me autoritetet shqiptare për të identifikuar mënyrat më të mira për të ndihmuar në këtë kohë të vështirë.
Theksohet gjithashtu që Qendra e Koordinimit të Emergjencave të BE-së është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare të mbrojtjes civile.
“BE solidarizohet me Shqipërinë dhe është e gatshme ta ndihmojë atë, përfshirë nisjen e Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile,” tha një zyrtar i BE në një deklaratë. /KP/