Ja detajet e sherrit mes Edi Ramës dhe Adi Krastës

Të ftuar në atë darkë ishin pak veta:Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda, ministri Erion Veliaj dhe e fejuara Ajola Xoxa, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe bashkëshorti i saj Aleksandër Furxhi dhe miku i vjetër i Tedit, Adi Krasta dhe bashkëshortja e tij, Henri Çili si botues i librit të Tedit tek UET Press me bashkëshorten e tij.
Sapo ka pikasur prezencën e Krastës Rama i është afruar dhe i ka thënë: “Ti ke thyer miqësinë tonë dhe ke dalë në krah të Sali Berishës. Ti more plehrë dhe legen si ka mundësi që i del kundër Top-Chanel, veprës më perëndimore që ka Shqipëria?”.
Ky reagim ka radhur pas akuzave të forta që Krasta kishte bërë për këtë kanal gjatë emisionit të tij, duke thënë se është një tv mafioz.
Ndërkohë Krasta i nxehur nga na e tij ia ka kthyer, “Unë reagoj si dua, sepse nuk jam i kapur nga mafia.”
Debati mes tyre ka zgjatur rreth një orë, ndërkohë që kanë tentuar të ulin pak nivelin e gjakrave Ajola dhe Aleksandri. Në atë moment Rama I’u është drejtuar të dyve, “Kush jeni ju që më tregoni se çfarë duhet të them”, kanë rrëfyer dëshmitarët për suplementin “Panorama Plus”.
Ky ka qenë debati i cili u shtri deri në parlament,ku u përjashta nga Kuvendi deputeti Berisha për fjalët fyese që lëshoi ndaj të fejuarës së ministrit Veliaj , teksaj i referohej kësaj darke. /Telegrafi/





















































