Rubens nuk i përkiste listës së gjatë të artistëve mistikë, të cilët kanë shpërdoruar me të holla dhe kanë vrapuar pas famës. I njohur shumë për jetën e tij të thjeshtë, me mençuri kishte përdorur famën e tij për të lehtësuar marrëdhëniet diplomatike, veçanërisht ndërmjet Spanjës dhe qarqeve veriore të protestantëve evropian, transmeton Telegrafi.

Në artikullin me titullin spektakolar “Rubens si një agjent i fshehtë”, e përditshmja belge LeVif e përshkruan aktivitetin intensiv diplomatik të mjeshtrit nga Antwerp, duke i paraqitur ata në një dritë të re.


rubens

Piktori i famshëm nuk ka punuar vetëm në promovimin e talentit të tij artistik, por ka shërbyer edhe si ndërmjetës mes të fuqishmit të kohës së tij.

Karrierën diplomatike e filloi gjatë 12-viteve të armëpushimit (1609-1621). Detyra e tij ishte të ndërmjetësonte midis provincave të bashkuara protestante holandeze dhe gjykatës katolike spanjolle që në atë kohë ishin në konflikt.

Piktori kishte përdorur familjen e tij si një rrjet i vërtetë diplomatik – shumë nga të afërmit e tij e ndihmuan të drejtoj negociata, dhe korrespondencat e tyre shpesh transmetoheshin duke përdorur gjuhë të koduar.

Aftësitë e tij diplomatike shumë shpejt filluan të japin fryt: ai do të bëhej lidhja e pashmangshme në marrëdhëniet mes provincës së Bashkuar dhe Spanjës. Archduchess Isabella, përfaqësuese zyrtare e mbretit spanjoll në Holandë, i kishte ofruar pagë mujore për shërbimin diplomatik.

Rubens më vonë do të vazhdonte të ndiqte gjykatat evropiane për të kryer misione paqeruajtëse.

Në një letër të shkruar në vitin 1625 nga kushëriri i tij Jan Brant, i cili shpesh i ndihmonte në kryerjen e aktiviteteve të fshehta, vlerëson punën e tij si ndërmjetës politikë, duke theksuar se patriotizmi i dhe angazhimi i tij ishte në favor të së mirës së përbashkët. /Telegrafi