Pas një incidenti me një pjesëtar të policisë i cili ka qenë i thirrur për ruajtjen e sigurisë në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka dhënë një sqarim.

Selimi ka thënë se e tëra ndodhi për shkak të provokimit që një oficer policie ia bëri gjatë kontrollit.


Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se oficeri i policisë e kishte shtrënguar me duar gjatë kontrollit si dhe i kishte thënë të kthehet me fytyrë nga muri.

Ai ka thënë se gjithkënd e shikon ne fytyrë dhe nuk e kthen shpinën, njofton Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se oficerin do ta dërgojë në inspektorat policor.

Momenti i kacafytjes mes Rexhep Selimit dhe sigurimit të Kuven...Momenti i kacafytjes mes Rexhep Selimit dhe sigurimit të Kuvendit.

Posted by lajmi.net on Thursday, March 10, 2016