Site icon Telegrafi

Izraeli sulmohet tash me raketa edhe nga Hezbollahu

Grupi libanez Hezbollah ka njoftuar se militantët e tij lëshuan dhjetëra raketa Katyusha drejt Izraelit.

Hezbollahu thotë se raketat janë lëshuar drejt shtabit të mbrojtjes ajrore të forcave izraelite (IDF) në zonën e kazermave Kaila në Lartësitë e Golanit, raporton cnn.

Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Grupi gjithashtu deklaroi se mbështet popullin palestinez në Gaza dhe rezistencën e tyre kundër sulmeve izraelite në zonat civile.

Hezbollah tha se sulmi u krye në orën 00:35 (orën lokale të së dielës).

Lexo po ashtu Irani tash sulmon edhe me raketa Izraelin - publikohen pamjet e para dramatike

Ndryshe, mediumi shtetëror iranian, IRNA ka raportuar se Irani tashmë ka nisur edhe sulmin me raketa ndaj Izraelit. /Telegrafi/

Exit mobile version