Site icon Telegrafi

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Ushtria izraelite thotë se një aeroplan luftarak ka kryer një sulm në Jenin në Bregun Perëndimor.

Një person u vra dhe dy u plagosën, njoftoi ministria palestineze e Shëndetësisë, raporton skynews.

Ndërsa palestinezët jetojnë si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor, territoret kontrollohen nga grupe të ndryshme.

Lexo po ashtu Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Hamasi ka sunduar mbi Gazën që kur mori kontrollin në vitin 2007 pas një lufte të shkurtër civile me Autoritetin Palestinez.

Bregu Perëndimor, ndërkohë, ende drejtohet nga Autoriteti Palestinez, i kryesuar nga presidenti Mahmoud Abbas.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore palestineze thonë se fushata tokësore dhe ajrore e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 35 mijë njerëz ndërsa Izraeli raporton se ka humbur rreth 1400 civilë dhe ushtarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version