Italia ia tregon vendin Spanjës

Fillimisht Montolivo shënoi për 1-0 (11’), para se Xabi Alonso (37’) ta barazonte rezultatin.
Italia e siguroi fitoren e amdhe në minutën e 84 kur Alberto Aquilani shfrytëzoi një pasim të Giampaolo Pazzinit për të shënuar për 2-1.
Gjermania në miqësoren që u mendua të jetë ndeshja lamtumirëse e Michael Ballack, por pa pjesëmarrjen e këtij të fundit në fushë, ka shënuar fitore prej 3-2 ndaj Brazilit, ku luajti Mario Goetze i cili shënoi në këtë takim, ashtu si Neymar që ishte në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e fundit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































