Site icon Telegrafi

ISW: Ekzistojnë tri parakushte për një përparim të rëndësishëm në Ukrainë

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), thotë se ekzistojnë tri parakushte që duhen përmbushur që Ukraina të bëjë “përparim të rëndësishëm”.

Nëse një nga parakushtet rezulton të jetë i gabuar, ISW pretendon se hipoteza e “suksesit të rëndësishëm ukrainas”, do të jetë e gabuar, transmeton Telegrafi.

Parakushti i parë është që forcat ruse nuk kanë rezervat e nevojshme ose fuqinë luftarake për ta mbajtur një linjë mbrojtëse në rajonin e Zaporizhzhia.

Lexo po ashtu Ishin strehuar në istikame duke menduar se nuk do t’i shohin, momenti kur droni kamikaz ukrainas godet ushtarët rusë

ISW-ja thekson se parakushti tjetër është se forcat ukrainase duhet të ruajnë “fuqinë e mjaftueshme luftarake” për të vazhduar avancimin pas “shterjes” së ushtrisë ruse.

Parakushti i fundit është që pozicionet mbrojtëse ruse prapa zonë aktuale të fushëbetejës nuk janë aq të minuara apo të përgatitura sa fortifikimet që thyen forcat ukrainase.

Aktualisht, të tri parakushtet duken të jenë të sakta, por nuk është e mundur të parashikohet me siguri nëse ato do të qëndrojnë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version