Një makinë e parkuar në një parking në Van Nuys të enjten mbrëma shpërtheu papritur pasi shoferi ndezi një cigare pranë disa bombolave të propanit që kishte brenda.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit dhe policia nxituan në një parking supermarketi pasi morën një telefonatë për një SUV që shpërtheu rreth orës 22:30, tha policia.
Kur erdhën reaguesit e parë, burri u tha atyre se kishte qenë duke u përpjekur të ndizte një cigare kur ndodhi shpërthimi.
An SUV exploded on thursday night after the driver lit a cigarette next to some propane canisters he stored inside in th neighborhood Van Nuys, Los Angeles, California, United States 🇺🇸
▪︎ 23 May 2024 ▪︎#explosion #LosAngeles pic.twitter.com/w0gTfVHGAe
— DISASTER TRACKER (@DisasterTrackHQ) May 25, 2024
Hetuesit thanë se ai ishte në automjet gjatë shpërthimit.
Ai pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në një spital aty pranë, sipas Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit.
Copa të automjetit të parkuar fluturuan në çdo drejtim dhe zhurma e shpërthimit mund të dëgjohej të paktën disa blloqe më tutje, sipas një burri që jeton afër, i cili tha se ishte “si një tërmet që tundi dritaret”. /Telegrafi/