LAJMI I FUNDIT:

Ishte i sëmurë rëndë nga COVID-19, një ushtar evakuohet me aeroplan nga Kosova për në vendin e tij, Austri

Ishte i sëmurë rëndë nga COVID-19, një ushtar evakuohet me aeroplan nga Kosova për në vendin e tij, Austri

Të dielën mbrëma, ushtria austriake ka bërë evakuimin nga Kosova të një ushtari të sëmurë rëndë nga COVID-19.

Sipas mediave austriake, përcjell Telegrafi, ai u dërgua Austri me një aeroplan “C-130 Hercules” nga Prishtina për trajtim urgjent të mëtejshëm, tha Ministria e Mbrojtjes të hënën.

Një ekip i urgjencës së kujdesit intensiv ishte gjithashtu në bord ndërkohë që vendosja e një “dhome të posaçme” në aeroplan mundëson edhe kujdesin intensiv mjekësor në ajër.


Foto – Bild: Mickla Anton

Ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner, vlerësoi operacionin e shpëtimit dhe i uroi personit në fjalë një shërim të shpejtë.

“Është ndjenjë e mirë të dimë se ne jemi në gjendje të sjellim njerëz në Austri që nuk mund të marrin kujdesin e duhur mjekësor gjatë një dislokimi jashtë vendit”, citohet të ketë thënë ajo.

Ndërkohë bëhet e ditur se pacienti tani ndodhet për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Linzit. /Telegrafi/

Foto – Bild: Mickla Anton

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori